I rikthyer tek Vllaznia futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina e ndjen veten mirë në qytetin e tij. Shkodrani luajti që nga minuta e parë ndaj Laçit në sfidën hapëse të Superligës ku kuqeblutë fituan 1-0 me gol të brazilianit Gonçalves. Mesfushori është i kënaqur me këtë fitore të parë të skuadrës së tij ndërsa shpreson tek një ecuri pozitive edhe në përballljet e ardhshme.
Shtubina u largua nga Vllaznia drejt Kukësi në një kohë kur skuadra gjendej mes shumë problemesh. Pavarësisht se rikthehet pas disa sezonesh për mesfushorin tek Vllaznia kanë ndërruar vetëm lojtarët por sipas tij situatë vijon të jetë e njëjtë dhe nuk ndryshuar shumë sa i përket problemeve që mund të ketë ketë klubi.
Në ndeshjen e radhës me Bylisin që do jetë në mesjavë dhe që luhet në transfertë, Shtubina shprehet se është një përballje më e lehtë se ajo me Laçin në Shkodër ndaj objektiv mbetet fitorja ndaj ballshiotëve ose barazimi.
Vllaznia pas fitores 1-0 me Laçin do të ketë dy përballje jo të lehta, ajo me Bylisin të mërkuren dhe ndeshja me ekipin e Tiranës në Shkodër ditën e diele të kësaj jave. Dy ndeshje brenda javës janë një ngarkesë për kuqeblutë por ekipi do të përpiqet të marrë maksimumin.