Kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina nuk e çon në mend rënien e Vllaznisë nga Kategoria Superiore.
Përpara nisjes në Ulqin ku ekipi do të qëndrojë deri ditën e ndeshjes në javën e fundit me Tiranën, thotë se skuadra e tij nuk bie nga Superliga. Kërkesa e klubit Vllaznia për arbitra të huaj në ndeshjen deçizive me Tiranën është e drejtë shprehet Shtubina sepse arbitrat shqiptar sipas tij po e prishin kampionatin. Shtubina nuk do të luaj ndaj Tiranës sepse mori karton të kuq në ndeshjen me Teutën dhe për këtë ndjen keqardhje.
Kërkesa e Bakaj për të mos luajtur me Vllazninë ndaj Tiranës është legjitime thotë kapiteni Shtubina ndërsa fton tifozët që të mbështesin kuqeblutë në një prej ndeshjeve më të vështira në historinë e Vllaznisë. Ndeshja Vllaznia-Tirana, klasikja e futbollit shqiptar kësaj herë mbase edhe për ironi të fatit luhet për mbijetesën.
Me shumë gjasa nëse Vllaznia merr barazimin ose fitoren bie Tirana apo nëse bardheblutë fitojnë atëherë bie Vllaznia. Matematikisht janë në lojë për mbijetesë edhe Laçi dhe Flamurtari por të gjithë i bëjnë të fituara ndeshjet që kanë ndaj Teutës dhe Korabit.