Ambasada e SHBA-së reagon në lidhje me shtyrjen e takimeve me grupet parlamentare PS, LSI dhe PD.

“Ambassadorët Lu dhe Vlahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me secilin prej grupeve, në radhë sipas numrit të deputetëve – PS, PD, LSI. Po punojmë për t’i organizuar takimet javën e ardhshme” thuhet në njoftimin e ambasades. Anulohet mbledhja e PD Anulohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me Ambasadorët e BE dhe SHBA, e cila ishte parashikuar për tu mbajtur ditën e premte në orën 15:00. Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi. Fokusi i mbledhjes ishte reforma në drejtësi. Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kishin paraparë që ishin të pranishëm edhe ne mbledhjet e grupeve parlamentare të PS dhe LSI.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, KAMZA-VLLAZNIA FINALJA E SUPERKUPËS
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR EMILJANO SHULLAZIN, GJYKATA JEP VENDIMIN