Duke nisur nga data 15 deri në datën 25 gusht do të rihapen regjistrimet për fazën e tretë për të gjithë nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në të gjitha shkollat e vendit. Anton Deda drejtor i zyrës Vendore Arsimore në Shkodër bën të ditur se në këtë fazë të tretë nxënësit mund të regjistrohen gjithashtu në shkollat të cilat janë jashtë zonës së banimit.

Drejtori i ZVA-së Shkodër thekson se deri më tani janë regjistruar vetëm 50% e nxënësve ndaj i bën thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm dhe të kryejnë regjistrimet në kohë.
Ndryshe nga viti i kaluar që vetëm një numër i shkollave në vend kanë kryer aplikimin online këtë vit janë përfshirë të gjitha shkollat e vendit.

 

Artikulli paraprakMETA: NË SHTATOR FILLON PËRGATITJA PËR KRIJIMIN E NJË QEVERIE TEKNIKE
Artikulli tjetërAKSION PASTRIMI NË TERRITORIN E NJËSISË RRETHINA