Është shtyrë seanca e kësaj të mërkure për të rinjtë Erando Qatipi dhe Xhoana Hila.

Shkak është bërë mungesa e njërit prej gjyqtarëve Tonin Sterkaj I cili nuk kishte pasur mundësi të vinte për arsye të angazhimeve.Gjyqtarja Luveda Dardha caktoi që seanca e radhës të mbahet me datën 19 Korrik.Dy të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Maj të vitit të kaluar kanë vrarë 82-vjecaren Angje Hila , gjyshen e Xhoanes. Nga tetë dëshmitarë, 5 prej tyre janë marrë në pyetje , ndërsa pritet që të dëshmojnë edhe tre persona të tjerë të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen.Para pak muajsh Gjykata e Shkodrës për dy të rinjtë e ndryshoi akuzën nga “Vrasje me paramendim” në “Vjedhje me pasojë vdekjen” .Vendimi përfundimtarë për këtë çështje mendohet se do të jepet në një ditë të largët duke pasë parasysh zvarritjet e këtij gjyqi, shtuar këtu edhe dëshmia që do japin tre personat nga tetë që janë gjithsej.Prokuroria e Shkodrës bën me dije se Qatipi dhe Hila, fillimisht kanë tentuar që ta mohojnë krimin.Ata kanë deponuar se nuk kishin dijeni për krimin dhe se e moshuara kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.Por alibia e tyre është rrëzuar kur janë përballur me provat e mbledhura nga organi I akuzës.Tashmë I mbetet gjykatës që të japë verdiktin përfundimtar.

Artikulli paraprakPËRKTHIMI LETRAR, PËRFITUES EDHE DY EMRA NGA SHKODRA
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, SHKODRA, VELIPOJA DHE THETHI AKOMA NË TERR INFORMATIV