Ndonese sot ishte caktuar seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë gjyqin për në datën 28 prill. Seanca ne fjale do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela. Shkak i shtyrjes ka qene fakti se avokatet dhe te pandehurit nuk kane qene te pranishëm.
Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.
Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.