Gjykata shtyn gjyqin për vendimin e Florenc Çapjes, mësohet se vendimi do të jepet ditën e nesërme në orën 10:00.

Sot pritej të jepej vendimi për të arrestuarit e operacionit “Krasta”, të FNSH dhe RENEA, zhvilluar mëngjesin e 14 qershorit në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gazetaren Suela Musta dhe Adem Boriçin, por gjykata vendosi masën “arrest shtëpie”, ndërkohë që për pjesën tjetër të të arrestuarve në këtë operacion është kërkuar arrest me burg.

Ky operacion çoi në arrestimin e disa personave mes tyre dhe Florenc Capja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.

Çapja është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vrasjes së mbetur në tentativë në 2006, të shtetasit Fadil Meme.
Gjithashtu ndër të arrestuait ishin edhe punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, rreth 7 persona, nën akzuën se i kishin dhënë liçencë kabllore të arretuarve.

Të arrestuarit punonjës të AMA:
1. Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
2. Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
3. Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
4. Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5. Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
6. Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7. Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8. Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë
Ndërsa në kërkim është shpallur Shkëlqim Sula.

Arrestimet në kuadër të operacionit do të shqyrtohen nga gjyqtari Idush Maliqi, ndërsa çështja e arrestimit të punonjësve të AMA-s do të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

Artikulli paraprakKALONIN KLANDESTINË NGA GREQIA NË MALIN E ZI, BURG PËR TURKUN DHE KATËR TË TJERË
Artikulli tjetërRREZIKOI TË MBYTEJ NË DET, SHPËTOHET NGA PUSHUESIT GRUAJA KOSOVARE NË VELIPOJË