Ish kryetari i ish-komunës Velipojë Nikollë Marku bashkë me ish-anëtarët e KRRT-së së asaj njësie kanë dalë përpara gjykatës së Shkodrës teksa mbi ta rëndon akuza “shpërdorim detyre”.

9 të pandehurit akuzohen për dhënien e lejeve të ndërtimit për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat nëntokë në një mbledhje të datës 18 maj 2010)– leje ndërtimi për 9 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë mbledhje e datës 13 gusht 2010 – leje ndërtimi për 4 ndërtesa 4 kate +1 kat nëntokë mbledhje e datës 13 gusht 2010 – leje ndërtimi për 9 ndërtesa 4 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28 dhjetor 2010 – leje ndërtimi për 8 ndërtesa 3 kate +1 kat shërbime (mbledhje e datës 28 dhjetor 2010) – leje ndërtimi për 12 ndërtesa 5 kate +1 kat nëntokë (mbledhje e datës 29 dhjetor 2010). Gjykata nuk ka mundur që të japë asnjë vendim sepse ka munguar prokurori i çështjes Xhevahir Lita Në këtë mënyrë seanca gjyqësore është shtyrë me 14 shtator në orën 14:30. Në seancë morën pjesë të gjithë të akuzuarit duke nisur nga ish-kryekomunari Nikollë Marku për të vijuar më pas me ish anëtarët e KRRT-së Marash Keqi, Dilë Kola, Lekë Simoni, Filip Kërcunga, Enver Kotrri, Gëzim Sala, Emiljan Dashi. I vetmi që ka munguar ka qenë Gjovalin Brengaj. Avokatët mbrojtës Vuksan Sheldija dhe Artur Muja i kërkuan trupit gjykues që të njihen më shumë me faktet dhe provat rreth akuzave që janë ngritur ndaj klientëve të tyre. Pas ndalimit të ish kryekomunarit të Velipojës Nikollë Marku dhe ish-anëtarëve të KRRT-së gjykata e Shkodrës i liroi ndërsa çështja penale ndaj tyre vijon ende deri në një vendim përfundimtar. Nikollë Marku sëfundmi u zgjodh kryetar i partisë demokratike në grupseksionin e Velipojës edhe pse ende nuk ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj tij.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-MAQEDONI, NDESHJA KU KËRKOHET FITORJA
Artikulli tjetërKOMBËTARJA NDEZ SHKODRËN, ATMOSFERË NGA TIFOZËT