Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila ishte caktuar për tu mbajtur në datën 24 prill 2017, në qytetin eVlorës është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Lajmin e kanë raportuar mediat kosovare, të cilat i janë referuar burimeve zyrtare të qeverisë së Kosovës. Zyra për komunikim me publikun e Kryeministrit Mustafa ka bërë të ditur për se kjo mbledhje është shtyrë për shkakun se kryeministri i qeverisë kosovare, Isa Mustafa, ditën kur është caktuar mbledhja e përbashkët me homologun Rama, do të jetë për një vizitë pune në Bruksel.