Shtyhet me dy muaj Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta.
Zgjatja e afatit u miratua sot me 103 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë.
Komisioni Hetimor në mbledhjen e 18 shtatorit vendosi zgjatjen me dy muaj të punimeve.
Mandati i komisionit mbaronte në 8 tetor, por puna nuk mund të mbyllet, pasi deputetët presin opinionin e Komisionit të Venecias.
Ky opinion miratohet në 12 tetor, çka e bën të domosdoshme zgjatjen e afateve.