Kombëtarja e Shqipërisë për femra sot në “Elbasan Arena” pritet të zhvillojë ndeshjen kundër Finlandës për kualifikueset për Kampionatin Europian të vitit 2021 në Grupin E.

Por pak para kësaj ndeshje qyteti i Elbasanit dhe Stadiumi ‘Elbasan Arena’ është ‘pushtuar nga reshjet e shiut. Si pasojë e këtyre reshjeve ndeshja pritet të zhvillohet disa minuta me vonesë deri sa reshjet e shiut të qetësohen.

Këtë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit ku njofton se për shkak të reshjeve të shiut ndeshja është spostuar me 30 minuta. Pra ndeshja do të zhvillohet në orën 17:30.

Kujtojmë se në Grupin E Kombëtarja jonë ka edhe Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Sinani u shfaq optimist përpara debutimit në eliminatore, duke theksuar se skuadra e kishte bindur dhe në ndeshjet miqësore që zhvilluan me Maqedoninë e Veriut në muajin Qershor.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË KALIFORNI, SHKRUMBOHEN 34 PERSONA NGA SHPËRTHIMI I VARKËS
Artikulli tjetërHUMB JETËN DREJTUESI I MOTORIT,U PËRPLAS NGA NJË MAKINË