Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë procesin gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, shkak këtë herë është bërë mungesa e përgjigjes nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me delegimin e gjyqtarëve të rretheve në Gjykatën e Posaçme.

Në dhjetor, gjykata i kërkoi mendim Këshillit nëse duhet të vazhdohet gjykimi me këto delegime. Sipas mbrojtësve, këta gjyqtarë nuk mund të jenë të Posaçëm, e për këtë shkak nuk mund të gjykojnë çështje që i përket GJKKO-së.

Seanca e radhës do të zhvillohet në 20 janar në pritje të përgjigjes së KLGJ.

Artikulli paraprakHARRON ÇANTËN ME 95 MIJË EURO NË RESTORANT, IA KTHEJNË PA I MARRË ASNJË CENT
Artikulli tjetërARRESTOHEN TRE PERSONA,DY PER VJEDHJE, NJË TJETER DHUNOI NËNËN