Është shtyrë me dy orë afati i zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se për shkak të kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, është shtyrë deri në orën 20:00 procesi i votimit.

Ky organ pranë PD fton të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e votimit, me parimin një anëtar një votë. Kujtojmë që kandidatë në fletët e votimit janë dy, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Artikulli paraprakSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 26 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërDIGJET EDHE RAUNDI I DYTË I VOTIMIT. SI U PRISH MARRËVESHJA BALLA- ALIBEAJ PËR FORMULËN