Është shtyrë për në 27 dhjetor seanca për ish ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci”. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec.

Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mediu u shpreh se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.

Ai tha se ekspertët nuk ishin prezent, ndaj do të dërgojnë pyetjet me shkrim për të marrë më pas përgjigjet.

“Është një situatë kaq absurde sa është tërësisht e papranueshme që ministri të gjykohet se ca janë kalibrat apo elemente të tjerë që nuk kanë të bëjnë me detyrën e tij. Këto çështje janë të karakterit ushtarak. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe janë të ndara përgjegjësitë civile dhe ushtarake. Jemi në një realitet që është absurd.

Fakti për debatin e sotëm ishte sepse dy nga ekspertët nuk ishin prezent dhe do kishim dy procese paralele, duhet ti çonim atyre pyetjet me shkrim për të marrë përgjigjet dhe pjesa tjetër do përgjigjej me gojë. Pra për të pasur një proces korrekt u la që ti përcillen pyetjet me shkrim. Edhe pse ne kërkuam që debati të behej drejtpërdrejt, sepse ata janë ekspertë dhe kanë dijeni mbi ate se cfarë kanë shkruar. Por në këto rrethana u gjykua që ishte korrekte për të pasur një përgjigje nga të gjithë ekspertët sesa të kemi dy procese paralele”, tha Mediu.

Artikulli paraprakKRYEPOLICI PRODA EMËRON 48 SHEFAT E KOMISARIATEVE NË 12 DREJTORITË E QARQEVE! LISTA ME EMRAT DHE QYTETET
Artikulli tjetërVIJOJNË PUNIMET NË “ZDRALE”