Shtyhet seanca ne gjykaten e shkalles se pare ne Shkoder per rusin Igor Kokunov i kerkuar nga Interpoli Nderkombetar, konkretisht ne Rusi. Seanca eshte shtyre me 7 nentor te ketij viti avokati mbrojtes i Kokunov Isuf Shehu deklaroi se shkresa per ekstradim eshte firmosur nga zevendes prokurori i pergjithshem i Rusise dhe jo nga prokurori apo ministri i drejtesise rus dhe kjo bie ndesh me konventen nderkombetare.
Avokati tha se Kokunov ka vetem nje veper penale per te cilen dyshohet si kreu i nje grupi kriminal, dispozite qe sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Avokati deklaroi se eshte kerkuar azil ne Shqiperi per Kokunov per shkak se Rusia eshte nje shtet i pasigurte dhe qe shkel te drejtat e njeriut. Deri me 7 nentor pritet te sqarohet nese shkresa per ekstradim eshte firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshem i Rusise apo nga ministrise i drejtesise ne Rusi.