Për të pestën herë radhazi është shtyrë në ngarkim të të rinjve Xhoana Hila dhe Erando Qatipi të cilët dyshohen se kanë vrarë Angje Hilën ,gjyshen e Xhoanës.
Trupi Gjykues mori në pyetje dy dëshmitarët djalin e viktimës njëherësh xhaxhain e autores , si dhe një e afërm e viktimës e cila ka treguar gjithcka di për ngjarjen e asaj dite.Ndërsa seancën e ardhshme priten të merren në pyetje edhe dy dëshmitarë të tjerë. Avoketërit mbrojtës kërkuan që organi I akuzës ti japë kohë deri në përfundimin e konkluzioneve dhe provave të cilat më pas do I paraqiten gjykatës.Përpara trupit gjykues prokurori Xhevahir Lita bëri publike provat filmike dhe tabulatet e celularëve që përfshijnë në këtë krim Erando Qatipin dhe Xhoana Hila.Sipas prokurorisë dy të rinjtë e kishin planifikuar vjedhjen e të moshuarës dhe më pas kanë kryer vrasjen e saj.Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurtin e vitit të shkuar në banesën e 82-vjecares a Angje Hila ndërsa e vërteta u zbardh pas tre muajsh nga policia e Shkodrës sepse djali i viktimës i ardhur nga Italia kishte prova të mjaftueshme dhe dyshime të forta se krimin e kishte kryer mbesa bashkë me të dashurin Erandon.Pasi e grabitën të rinjtë dyshohet se e kanë mbytur gjyshen me jastek në momentin kur kjo e fundit i kishte pikasur.