Një shtyllë e tensionit të lartë 110 kilovolt rrezikon të rrëzohet nga gërryerja e tokës nga lumi Drin.

Shtylla, që është një linjë e dytë që furnizon edhe Shkodrën ndodhet në Vukatanë të njësisë Guri Zi. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani shprehet se vendosja e shtyllës në afërsi të lumit është një marrëzi sepse argjinatura e vjetër është rreth 30 metër më përpara. Një tentativë do të jetë hedhja e gurëve për të devijuar sado pak rrjedhën e lumit për të mbrojtur gërryerjen e tokës në afërsi të shtyllës së tensionit të lartë por sipas prefektit kjo nuk është zgjidhja e duhur. Investimi i bërë para afro 9 vitesh nuk është menduar mirë për shkak se shtylla nuk është vendosur në vendin e duhur. Përballë shtyllës ndodhet nënstacioni Ashta 2 dhe argjinatura e nënstacionit ka devijuar lumin Drin duke bërë që tashmë të gërryhet toka në anën tjetër ku ndodhet shtylla e tensionit të lartë. Kjo shtyllë është vendosur 30 metër përpara argjinaturës së vjetër, çka tregon se nuk është bërë zgjidhja e duhur dhe duke u rrezikuar ndjeshëm që të rrëzohet.

Artikulli paraprakSHKARKIMET E “URRELËS”, NË ALARM ZONA E DAJÇIT
Artikulli tjetërIZRAELI DHE ARBITRI HUMBJE TË RËNDË SHQIPËRISË