Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje e bukur dhe e luftuar, por në fund skuadrat u detyruan që të ndajnë nga një pikë. Shkodranët ishin të pafat, pasi u ndalën nga shtylla dhe traversa në katër raste, por edhe verdheblutë patën shanset e tyre për shënim, madje Qarri bëri heroin, duke i mohuar golin në dy raste të njëpasnjëshme Hilës dhe Lilës. Kështu, kjo sfidë e bukur dhe e luftuar mbyllet pa gola dhe pa fitues. Dy rivalët për katërshen e parë u desh të kënaqeshin me një barazim pa gola, që i mban gjithsesi në grupin e pretendentëve.
Kështu, pas kësaj ndeshje, Vllaznia zbret në vendin e dytë, duke i lëshuar vendin e parë Partizanit, ndërsa Elbasani del jashtë zonës së “Final Four”, teksa aktualisht qëndron në vendin e pestë në kuotën e 13-pikëve. Tashmë, ekipet e Superiores do të kenë një javë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ndërsa Vllaznia do të rikthehet të luajë kundër Laçit në transfertë.