Shtypi i Athinës: Biznesmenët grekë pjesë e mafies shqiptare të drogës

Disa ditë më parë në ujërat territoriale greke u ndalua një gomone e fuqishme që transportonte 1.5 ton kanabis sativa dhe u arrestuan 7 persona, shqiptarë dhe grekë. Sot shtypi grek ka zbardhur të tjera detaje për trafikantët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Mediat shkruajnë se biznesmenë grekë janë të lidhur me mafien shqiptare të trafikut të drogës. Mes shtetasve grekë të arrestuar janë një avokat nga Pireu dhe dy vëllezër, anëtarë të një familje të njohur të biznesit në Athinë. Ndërsa në pranga kanë rënë edhe shqiptarë. Kjo spirale droge funksiononte në trekëndëshin Greqi-Shqipëri-Itali. Autoritetet greke kanë dyshime të forta se organizata ka lidhje me grupin e zbuluar pak muaj më parë, që kontrabandonte të ashtuquajturën “drogë për xhihadistët”. Sipas mediave greke, dy vëllezërit biznesmenë kanë mbajtur një profil të ulët, nuk shfaqeshin shumë në publik dhe nuk kanë prapavijë kriminale. Gjithashtu, edhe avokati i njohu grek, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, raportohet se nuk bëri rezistencë dhe ishte jashtëzakonisht i qetë në momentin e arrestimit.

Artikulli paraprakMESAZHI I PAPËS PËR PASHKËT: REFLEKTIM PËR EMIGRANTËT QË VUAJNË PASOJAT E RËNDA
Artikulli tjetërPASHKËT E “BLINDUARA”