Prokuroria ka përfunduar hetimet për Andrea Memollarin, i cili shtypi me makinë nënën e dy fëmijëve mesditën e 13 korrikut në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” me Unazën, i njohur si kryqëzimi i burgut.

Gjatë hetimit në lidhje me këtë çështje, sipas Prokurorisë, tre janë elementet e fajësisë së shtetasit Andrea Memollari.

Elementi i parë është se ai ka qenë me shpejtësi tej normave për aksin rrugor ku ndodhej dhe kushtet e trafikut në të cilat po lëvizte.

Elementi i dytë është mungesa e reagimit, pra fakti se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka frenuar, por i ka dhënë më shumë gaz automjetit dhe ka kaluar mbi trupin e viktimës, pasi e kishte rrëzuar atë, duke rënduar tragjikisht pasojat e ngjarjes.

Elementi i tretë fajësues, sipas Prokurorisë, është fakti se drejtuesi i makinës ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës dhe duke iu shmangur Policisë dhe drejtësisë.

Artikulli paraprakTIFOZI E QUAN “HAJDUT”, RAMA: JEMI SI JUVJA…
Artikulli tjetërDJALI I VJEDH PRINDËRVE 800 EURO.