Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me shtyrjen e rritjes së pagave për muajin prill. Sipas Tabakut ky është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale. Tabaku thekson se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë.

“Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave kur ka që në dhjetor që i reklamom dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit. Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër. Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”, tha Tabaku.

Artikulli paraprakREAGON DREJTORIA VENDORE E POLICISË SHKODËR NË LIDHJE ME VIDEON E PUBLIKUAR TË NJË PUNONJËSI POLICIE NGA JOQ
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, VJOSA OSMANI DHE VUÇIÇ TAKOHEN NË MOLDAVI