Drejtuesja e misionit të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri, ambasadorja Audrey Glover paraqiti planin e punës. Ajo u shpreh se misioni do të ketë 10 vëzhgues bërthamë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm një ditë. Ajo cka vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo që ndodh ditën e zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE vëzhgon në këtë vend. Kemi pasur kënaqësinë që të kemi pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë aktorët. Jemi pritur nga ministria e Jashtme dhe KQZ, do ti falenderoja për bashkëpunimin.

Anëtarët janë 10-të dhe janë ekspertë ligjore, analistë politikë dhe për zgjedhjet. Do të kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë dhe do të dërgohen në të gjithë vendin. Direkt para zgjedhjeve shpresojmë që të kemi 250 vëzhgues afatshkurtër. Inkurajoj të shikojmë me prioritet, pasi afati për aplikimin për vëzhguesit afat shkurtër është 10 ditë nga sot. Kemi ardhur pa ndonjë ide apo axhendë të fiksuar. Ne do të lëmë faktet që të flasin. Administrimi i zgjedhje do të jetë në fokus të punës sonë.

Do të shikojmë sa janë zbatuar rekomandimet nga misionet e kaluara. Do të shikojmë edhe pjesëmarrjen e grave dhe pakicave, regjistrimin e votuesve dhe kandidatëve, median, financimin e fushatës dhe mënyrën si zgjidhen ankesat dhe apelimit. Misioni do të dalë me një raport para zgjedhjeve, do të ketë konferencë ditën pas zgjedhjeve për konstatimet paraprake.

Raporti përfundimtar do të publikohet tetë javë pas zgjedhjeve. Ne nuk jemi as policia dhe as politikanë, por profesionistë të zgjedhjeve. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të votojnë në mënyrë reale. Duhet të zgjedhin mes kandidatëve që duhet të bëjnë fushatë në kushte të barabarta” tha ajo.

Artikulli paraprakVIKTOR MARTINI, PAS 62 VITESH NXJERR POEZITË E QELISË
Artikulli tjetërVAJ, BIRRË, KARAMELE, ÇOKOLLATË, KAFE, QUMËSHT/ BLLOKOHEN RRETH 200 KG PRODUKTE TË SKADUARA