Kjo është kisha e re e sapondërtuar në fshatin Naraç të bashkisë Vau Dejës. Kjo kishë e cila u ngrit në këmbë me kontributin e shumë qytetarëve të ndryshëm u shugurua në meshën e shenjtë të kremtuar nga ipeshkëvi i Sapës monsinjor Simon Kulli. Kisha e re morin emrin e dom Luigj Prendushit, martiri i kishës katolike i cili u pushkatua nga komunistët në sytë e gjithë popullit…

Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili tha se kisha e re e ndërtuar me kontributin e qytetarëve tregon se vetëm të bashkuar realizohen gjërat e mëdha. Famullitari i famullisë “Zoja e Ngjitur në Qiell” në Naraç dom Emiljan Paloka tha se kontribut për ndërtimin e kishës së re dhanë edhe banorët e varfër të zonës….

Një prej familjeve që kontribuoi në ndërtimin e kishës së Naraçit është edhe familja Fusha. I pranishëm në shugurimin e kishës së Naraçit ishte dhe kryetari i PSD Tom Doshi, i cili edhe ai është një prej kontributorëve.

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ GJUNJËZON EMILIA ROMAGNËN, RESHJE SHIU PA NDËRPRERJE PARALAJMËRIMI I SINOPTIKANËVE
Artikulli tjetër50 VITE NGA REVOLTA ANTIKOMUNISTE E SPAÇIT