Kur ka kaluar tashmë më shumë se një javë nga tërmeti shkatërrues i së hënës së kaluar dhe shpresat për të mbijetuar nën rrënojat e banesave të shembura thuajse janë shuar, raportohet se numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

Numri i personave që ka humbur jetën ka shkuar tashmë në 41,132. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se vetëm në Turqi janë regjistruar 35,418 viktima, duke e kthyer tërmetin në fatkeqësinë më të rëndë të vendit në një shekull.

Ndërkohë, 5,714 persona raportohen se kanë humbur jetën në Siri duke përfshirë si zonat e kontrolluara nga qeveria edhe ato të kontrolluara nga rebelët.

Artikulli paraprakNIS PUNA PA PD-NË, PS DHE PL MARRIN MATERIALET ZGJEDHORE
Artikulli tjetër“PE TË JAPË SINJALET E DUHURA PËR ZGJERIM”, VARHELYI: KE-JA E GATSHME TË PUNOJË PËR…