Pas New Yorkut, ku ishte për seancën plenare të OKB-së, Rama do të vizitojë sot Prishtinën. Vizita e tij vjen në një moment tensioni mes Kosovës dhe Serbisë që ka çuar ushtrinë në kufi.

Në fokus të bisedës do të jetë gjithashtu edhe nisma “Ballkani i hapur” që qeveria Kurti refuzon të bëhet pjesë.

Situata në Veri të Kosovës ka bërë bashkë pozitën dhe opozitën në vend, teksa Prishtinën do ta vizitojë edhe kryeministri Rama të hënën.

Kreu i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një vizitë njëditore me ftesë të homologut Kurti, ndërsa pritet që të takojë gjithashtu edhe tre liderët e opozitës: Memli Krasniqin e Partisë Demokratike, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në agjendën e takimeve nuk parashikohet një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Më herët ka pasur përplasje mes Ramës dhe Kurtit për nismën “Ballkani i hapur”, ku Kurti favorizon Procesin e Berlinit përpara procesit të iniciuar nga treshja Rama – Vuçiç – Zaev.

Por duket se krahas nismës “Ballkani i Hapur”, vëmendjen kryesore do e marrë situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU NË ZONAT VERIORE E QENDRORE, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSHQIPTARËT TË DYTËT PAS MAROKENËVE, PËR MARRJEN E NËNSHTETËSISË NË BE