Teatri Migjeni dhe Kinemaja shqiptare humbi një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 75 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë. Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.
Homazhet e rastin u mbajten ne hollin e teatrit Migjeni ku miqe kolege dhe intelektuale e nderuan me pjesmarrjen e tyre. Pas prekjes së parë së shesh-xhirimit, aktori shkodran do të vinte te admiruesit e kinemasë nën kostumin e personazheve të spikatur si, Gjon Fusha në filmin “Shokët” Qamil Boronica te “Gracka”, Pjetri te “Besa e kuqe”. Paralelisht me kinematografinë, ku numëron mbi 10 role, Elez Kadria veshi edhe konstumin e aktorit dhe regjisorit të teatrit. Vepra e tij e fundit regjisoriale është komedia “Milioner pas asnjë kacidhe”, e Dionis Bubanit.