Këngëtari legjendar David Bowie u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare pasi luftoi me sëmundjen e rëndë të kancerit për 18 muaj.  

Ylli i muzikës rock me një karrierë 50-vjeçare, i cili javën e kaluar prezantoi  albumin e tij të ri “Blackstar”, ishte një nga artistët më të suksesshëm të shekullit të XX-të dhe krijues i stilit të veçantë muzikor në vitet ’70 glam rock.   Bota e showbizit është bashkuar në dhimbjen për ndarjen nga jeta të një prej muzikantëve më të njohur në botë.   Zemra e Bowie pushoi së rrahuri ndërsa ishte i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të fshehtë me kancerin. Të afërmit e tij kanë kërkuar nga mediat të respektojnë privatësinë e tyre gjatë ceremonisë mortore.   Muajt e fundit, legjendari Bowie ishte parë shumë rrallë në publik.

Artikulli paraprakNDAHEN ÇMIMET GODEN GLOBE, FITON “THE REVENANT”
Artikulli tjetërOPOZITA E KOSOVËS: PROTESTAT DO TË VAZHDOJNË SËRISH