Shuhet ne moshen 83 vjecare,kengetarja e njohur e muzikes se lehte shqiptare Anita Take.Ajo ka vdekur ne banesen e saj ne Tirane.Homazhet per te do behen tepremten nga ora 11-12 ne Radio Tirana

 

Anita Take ishte një këngëtare shumë e njohur. Anita Take është ngjitur në skenë para 50-vjetësh, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur atë. Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Kjo tregon se këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare. E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë. Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar dhe vazhdon të këndojë edhe sot, sa herë që e thërrasin. Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë. Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”. Por, ndonëse ajo është shumë e gëzuar për profesionin e saj, pengu i vetëm për të, është se nuk ka arritur të filmohet, duke kënduar në vitet e saja më të mira. Ndër çastet më të bukura të jetës së saj, ajo veçon ditën kur u bë për herë të parë nënë, si dhe çastin kur bashkëshorti i saj, Agim Prodani i tha: “Të dua”. Ajo ka vendosur të mos ndahet kurrë nga kënga, ndaj krahas debutimeve në skenë gjatë përgjatë tre viteve të fundit dhe tek “Këngët e Shekullit”, po përgatit edhe albumin e saj të dytë me këngët më të mira. Albumin e parë e ka publikuar para një viti, i cili është pritur shumë mirë në publik.

Artikulli paraprakMBI 10 MIJË EMIGRANTË TË PALIGJSHËM SHQIPTARË U RIATDHESUAN VETËM NË 2016-ËN.VAZHDON “FSHESA” NË GREQI.
Artikulli tjetërSKANDAL SPIUNAZHI ME IMAMËT TURQ NË GJERMANI