AI PO KËNDONTE KËNGËN GOLD, KUR PËSOI ATAK KARDIAK.Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare këngëtari i mirënjohur italian, Mango. Këngëtari i cili sapo kishte mbushur 60 vjeç më 6 nëntor, ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, pas një koncerti të mbajtur në“Pala Ercole” në provincën Matera.

 

Artisti Giuseppe Mango ishtë duke kënduar këngën “Gold”, një nga këngët e tij më të famshme në momentin kur pësoi atakun kardiak . Menjëherë është nisur për në spital, por ka mbërritur i pajetë.

Në rrjetet sociale shumë adhurues të tij kanë shprehur keqardhje për humbjen nga jeta dhe kanë kujtuar këngët e tij më të njohura.

Rreth 10 vite më parë këngëtari italian ka qenë edhe në Shqipëri, ku ka performuar në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Artikulli paraprakFotot me të klikuara të vip-ave shqiptarë
Artikulli tjetër200 VJETORI I LINDJES SË DOM BOSKO-s