Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare akademiku i njohur Kolec Topalli.Akademiku Topalli njihet për veprën e tij më të rëndësishme “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”. Vepra është kurorëzim i punës 45 vjeçare të Topallit në fushën e albanologjisë.

Prof. Dr. Kolec Topalli është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë këtë të enjte. Një muaj më parë profesori u nderua me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave për “Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe”.

Akademiku dhe studiuesi Kolec Topalli ka lindur më 04 dhjetor 1938 në qytetin e Shkodrës dhe ka botuar një sërë veprash si Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh etj
Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë ASA, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli të mbahen në Akademinë e Shkencave më 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakPËRFUNDON REHABILITIMI I UJËSJELLËSIT TË VELIPOJËS
Artikulli tjetërPROFESIONISTËT E RINJ BOJKOTOJNË MËSIMIN