Një lajm i trishtë ka tronditur kulturën shqiptare mëngjesin e kësaj të premteje. Është ndarë nga jeta mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Ai ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë në moshën 63-vjeçare.

Rexhep Çeliku la gjurmë të forta në skenën e valles dhe këngës, ndërsa u shfaq për herë të fundit në ekran vetëm katër ditë më parë, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ me motivacionin:

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Artikulli paraprakRREFIM – RIDVAN GJECAJ
Artikulli tjetërDOSJET E PROKURORËVE,MARKU DO RINGREJË INSPEKTIMIN/STRUKTURA