Ka ndërruar jetë sot në moshën 93-vjeçare Andrea Camilleri, një ndër shkrimtarët më të njohur italian të letërsisë bashkohore.
Ai kishte qenë në kujdes intensiv në spitalin Santo Spirtio në Romë prej afro një muaji, pas një arresti kardiak.
Me figurën e inspektorit Salvo Montalbano,Camilleri i ka bindur intelektualët dhe madje edhe lexuesit e “dobët” të lexojnë veprat e tij.
Pak nga jeta dhe krijimtaria e tij
Andrea Camilleri lindi në Porto Empodokle (Agrigento) më 1925, dhe prej vitesh jetonte në Romë.
Ai ka zhvilluar një karrier si regjisor dhe skenarist në teatër dhe në RAI, ku u shqua për eksperimentimin e teatrit absurd dhe, në moshë të vonë, por me shumë sukses, nisi një “jetë” të re si shkrimtar.