Ndahet nga jeta mjeku i njohur Flamur Tartari. Kirurgu i njohur ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Ai njihet si “bisturia e artë” e mjekësisë shqiptare. Punoi si pedagog ne fakultetin e Mjekësise dhe është autor i disa botimeve shkencore.

Po kush ishte Flamur Tartari?

Profesor Flamur Tartari ka lindur në Tiranë dhe rrjedh nga një familj ee hershme tiranase por me banim në Durrës. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë më 1996 dhe ja filluar punën

si kirurg në qytetin e Durrësit pranë kirurgut të shquar Paskal Prodani dhe punoi pas specializimit të kirurgjisë dhe anestezoillogjisë në Tiranë pas profesorit Petro Cani dhe Besim Elezi. Ai punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë për 43 vite.

Ai ka mbrojtur doktoraturën më 1980-1981 dhe më 1983 e ka botuar atë si libër të vlefshëm për student dhe mjekë me titull “Diagnostifikimi dhe mjekimi kirurgjikal I HIPOSPADIVE.”

Në Francë u specializua edhe për Urollogjinë Pediatrike dhe sapo u kthye në Shqipëri bëri shumë operacione për herë të parë në vendin tonë, duke zgjidhur shumë problem sidomos për anomalitë e lindura të aparatit urinar tek fëmijët e vegjël dhe me të drejtë quhet themelues i Urollogjisë.

Tartari ka shkruar rreth 17 libra për mjekësinë dhe për historinë e mjekësisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Për botimet e tij me 1999 është zgjedhur Antar i Akademisë së Shkencave të Neë Yorkut, SHBA.

Artikulli paraprakGJONAJ: NDJEKJE PENALE PËR TRE PUNONJËS NË BURGUN E BURRELIT
Artikulli tjetërSENSIBILIZIMI PËR MAMOGRAFINË