Zjarri rënë pasditen e së hënës në malin mbi qytetin e Laçit është shuar plotësisht, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme.Operacioni i shërbimit zjarrfikes, ushtrisë dhe policisë së shtetit ka përfunduar në oret e vona të pasdites të së mërkures dhe tashmë nuk ka më asnjë vater aktive.Ndërkohë me shurjen e plotë të flakeve të zjarrit, emergjencat civile kanë nisur përllogaritjen e dëmeve.Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë përshkuar nga zjarri mbi 90 hektarë pyje me pisha dhe bimëse, pjesa më e madhe e të cilave janë shkrumbuar plotësisht.Kjo është hera e dy në harkun kohor të pak viteve që kurora e gjelber mbi qytetin e Laçit përfshihet nga flaket e zjarrit, duke u shveshur nga bimësia.Por zjarri i dy ditëve më parë ishte më problematiku, pasi flaket u përhapen me shpejtësi në një siperfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe zonen e banuar.Për të normalizuar situaten u ndërhy dhe nga ajri me helikopter, ndërsa operacioni u drejtua nga vetë Ministri i Brendshem Taulant Balla dhe Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.Si autor i zjarrvënies në Laç u prangos një përson banor i zonës i cili po mbahet në dhomat e paraburgimit të policisë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.

Artikulli paraprakINVESTIME NË ZONËN E SHËNGJIN
Artikulli tjetërSHFRYTËZONIN TË MITUR, PROCEDOHEN DY GRA