Zjarri i cili prej 4 ditësh kishte përfshirë Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Kjo është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku theksohet se në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
“Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, thuhet ne njoftimin e Agjencise se Mbrojtjes Civile.
Po ashtu, për të shuar zjarrin pati edhe angazhim të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.
Ndërkohe situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshem, ndërsa pritet të nisë dhe përllogaritja e dëmeve të shkaktuara të cilat janë të madha në ekomoninë pyjore dhe pronen e qytetareve.