Zjarri në dy njësitë administrative Orosh dhe Fan në Bashkinë e Mirditës është arritur të shuhet plotësisht pas shtate ditësh.Gjatë mëngjesit të së mërkurës të gjitha forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë larguar nga terreni, pas betejës me flakët të cilat iu afruan shumë edhe zonave të banuara.Zjarri ka përshkruar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore kryesisht me pisha qindravjeçare si dhe bimësi të ndryshme, por fatmiresisht është arritur te shpetohet prona e qytetareve. Gjithashtu flakët shkrumbuan sipërfaqen me pisha të monumentit të natyrës “Guri i nuses”.
Së shpejti pritet që autoritetet të nisin punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret që sipas te dhenave paraprake jane shkrumbuar mbi 700 hektare pyje. Ky zjarr ra disa javë më parë në Kukes dhe më pas kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë, duke vënë ne rrezik dhe zonat e banuara në fshatrat Shëngjin, Xhuxhë dhe Petoc në Njesine Administrative Fan dhe Lajthizë në Njesinë Administrative Orosh.