Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.

Behet me dije se tashmë flakët janë shuar nga specialistët e zonave të mbrojtura së bashku me ndihmën e banorëve të zonës.

Zjarri rrezikonte pjesën e pyllit të Llogorasë në qoftë se era do të përparonte në drejtim të lindjes. Mendohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga barinjtë e zonës ose persona të tjerë që kanë kërkuar të ngrohen.

Artikulli paraprakAUTOMJETI DEL NGA RRUGA, AKSIDENTOHET E MOSHUARA
Artikulli tjetërTËRHIQET NGA GARA PËR DURRËSIN KANDIDATI SOCIALIST: NUK MUND TË BËHEM PJESË E KËSAJ FARSE TË TURPSHME