Aktualisht, Xhelili ndodhet i arrestuar me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Lajmin e bën të ditur avokati i tij mbrojtës Ferdinant Ndoja, i cili ka depozituar një ankesë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij, menjëherë pas publikimit të video-skandalit të publikuar në Ora News. Me dërgimin e çështjes në Gjykatës Kushtetuese pezullohet mbajtja e zgjedhjeve në Bashkinë e Peshkopisë deri në shpalljen e vendimit nga kjo gjykatë. 

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakISH-KRYEBASHKIAKU I KUKËSIT ZHDUKET PA LËNË ASNJË GJURMË
Artikulli tjetërSINAN HOXHA BËHET BABA PËR HERË TË PARË