KREU I SHOQATËS HEDH POSHTË PRETENDIMET E KRYEPROKURORIT LLALLA. Kryetari I Shoqatës së pajtimit të Gjaqeve Nikollë Shullani hedh poshtë pretendimet e prokurorit të përgjitshëm Adriatik Llalla se në Qarkun Shkodër janë vetëm 25 familje të ngujuara.

Sipas Shullanit janë më shumë, mbi 80 familje që janë të përfshira nga fenomeni i gjakmarrjes. Tashmë gjakmarrja sipas Shullanit nuk ka një tendencë në rritje sepse është zëvendësuar nga atentatet e shpërthimit me tritol ku autorët e këtyre krimeve mbetën enigëm. Shullani thotë se prokuroria nuk bashkëpunon me shoqatën e tij dhe jep edhe një rast konkret të një familjeje ku prokurorët nuk kanë shkuar për ta evidentuar. Pavarësisht luftës së shifrave, ajo që mbetet problematike është se ende fenomeni I gjakmarrjes nuk po gjen një zgjidhje dhe se strukturat shtetërore bëjnë shumë pak për ta eleminuar këtë fenomen.

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/2qrDiHzgP5w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFrederik Rreshpja
Artikulli tjetërPREFEKTI: FTOJ BANORËT E RRAGAMIT TË TAKOHEMI