Dalja nga ngujimi per 6 familjet e fisit Dushaj, eshte pritur me optimizem edhe nga kryetari i pajtimit te gjqeve ne shkoder.

Drejtuesi Nikolle Shullani shprehet se ngjarja e fillimit te janarit ishte shume e rende duke pare shkakun e ketij krimi te dyfishte, ndersa pergezon familjen e viktimave dhe misionaret e paqes per nderhyrje ne kohen e duhur duke zbutur sado pak konlifktin. Shullani shpjegon qe per sa kohe keto familje qe jane pjese e beses se dhene nuk do te perkrahin autorin e vrasjes dhe familjen e tij, do te vazhdojne te jene te lire dhe nuk mund te preken ne baze te ligjeve te kanunit. Ne baze te asaj cfare misionaret e paqes ne Postribe njoftojne, si familja Shkami ashtu edhe familja Dushaj kane treguar qe ne fillim nje dakortesi ne zbatimin e rregullave kjo fale edhe tolerences se treguar nga fisi i 2 viktimave.Shoqata e pajtimit te gjaqeve ne Shkoder i ben thirrje te gjithe komunitetit te kontribuojne per te larguar sa me pare kete plage te vjeter te shoqerise Shqiptare e cila I ka rrenjet qe ne kohet e hershme.Kryetari Nikolle Shullani evidenton se ky fenomen sa vjen dhe minimizohet por zhdukja dhe eliminimi I ligjeve kanunore eshte process I veshtire dhe kompleks.

Artikulli paraprakHOTI: EDHE NE 2016 GJELBERIMI NUK ESHTE PRIORITET
Artikulli tjetërVIJAT E BARDHA, QYTETARËT: NUK RESPEKTOHEN, MASAT NDËSHKUESE TË DOMOSDOSHME