Vijon rebelimi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Drejtorisë së Inspektimit në Prokurori, Sokol Stojani, i cili nuk pranon të hetojë 10 kolegët e tij, pas urdhërit të Arta Markut.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.