Qyteti I koplikut, pritet qe shume shpejt te kete nje spital me kushte bashkekohore. Ne fakt projekti tashme eshte thuajse gati por pritet financimi dhe per te realizuar nje investim te tille, prane Bashkise Malesi e Madhe eshte gjendur prane shoqata humanitare Islamic Relief.
Nje fakt te tille e ka pohuar ne nje interviste per Star Plus Drejtori I kesaj shoqate ne Bashkine Malesi e Madhe, Besmir Mataj, I cili ka pohuar se gjate javes se ardhshme ne Koplik do te mberrij pikerisht drejtori I pergjithshem i kesaj shoqate.
JAVËN E ARDHSHME PRITET TË HIDHEN HAPAT KONKRET PËR KËTË SEKTOR
Qytei I Koplikut, aktualisht ka nje qender shendetesore e cila sherben per me shume se 60 mije banore, te cilet shpesh here ne raste emergjente duhet te vijne ne Shkoder, per te kryer sherbimin mjekesore. Ne kete kuader del nje nevoje emergjente, gjetja e investitoreve per te permiresuar sherbimin ne fushen e shendetesise ne Bashkine Malesi e Madhe, e cila eshte edhe nje nga prioritetet e kryetarit te Bashkise tonin Marinaj.