Shumë zhurmë për asgjë. U fol dhe u stërfol për një përjashtim të mundshëm të Ekuadorit nga Botërori i Katarit për shkak të aktivizimit të lojtarit Bajron Castillo me origjinë nga Kolumbia, por nuk do ndodhë kështu. FIFA, instanca më e lartë e futbollit botëror ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka treguar vendimin e marrë.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit. Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur” – shkruhet në njoftim.
FIFA Disciplinary Committee passes decision on eligibility of Byron David Castillo Segura
▶️ https://t.co/3lRmSF4QqA pic.twitter.com/AhRFKCxRfp
— FIFA Media (@fifamedia) June 10, 2022
Në krahun tjetër, shuhen përfundimisht të gjitha shpresat e Italisë për pjesëmarrje në Botëror. Axurrët shpresonin shumë te një përjashtim i Ekuadorit, por tashmë ka marrë fund historia.