Ekipet e shumësportëshit të Vllaznisë kanë nisur të hasin në vështirësitë e rradhës. Edhe pse kemi hyrë në muajin prill, asnjë sportist nuk ka marrë ende asnjë pagë për këtë vit. Nga burime të ndryshme mësohet se një gjë e tillë ka ndodhur sepse proçedurat e kalimit të tyre vijojnë ende dhe nuk ka akoma një afat të saktë se kur do të përfundojnë. Një gjë e tillë duket se ka patur efektin e vet negativ në rezultatet e ekipeve apo edhe dëshirën e sportistëve për t’u marrë me sport.
Një shqetësim të tillë e ngriti edhe kapiteni i volejbollit të Vllaznisë, Nikolin Qafarena në studion e emisionit “Star Sport”, ku ndër të tjera, foli rreth shumë problematikave që po kalon sporti në Shkodër.
Qafarena vendosi në pikëpyetje edhe mënyrën se si po funksionon aktualisht sporti në Shkodër, me anë të shoqatave.
Tashmë, në ditët në vijim mbetet për t’u parë nëse do të ketë zgjidhje nga ana e Bashkisë Shkodër ose jo për të kaluar pagat e prapambetura.
https://youtu.be/FPe9WMGNxyU