Fosile gjethesh antike të gjetura në Australi mbartin ende kujtimin e shirave dhe periudhave të thata të 7700 viteve të fundit. Të analizuara nga kërkuesit e Universitetit të Adelaides, këto fosile po ndihmojnë shumë shkencën të kuptohet më tepër sesi ndryshimet klimatike kanë influencuar kushtet meteorlogjike.

Sipas ekspertëve, shumë rrallë mund të ndodhë që të gjenden prova të tilla biologjike që mund të rrëfejnë kaq shumë për mjedisin.

Nga analizat rezulton se duke u bazuar në përbërjen e tyre kimike, rreth 5-6 mijë vjet më parë rajoni ku janë gjetur ka përjetuar një periudhë të pasur me shira dhe lagështirë, i dominuar nga i ashtuquajturi fenomeni La Nina. Ndërsa rreth 3 mijë vjet më parë, klima ka ndryshuar duke sjellë thatësira gjë që evidenton forcimin e El Nino.

Rezultatet e këtij studimi, që nxjerr në pah alternimin e thatësirës me lagështirën përmes mijë vjeçarëve, janë publikuar në revistën Scientific Reports.

Artikulli paraprakSULM NË MARSEJË, NJË I VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ SUPERHËNA, SPEKTAKLI QË U PA NGA MALI I DAJTIT