Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, e cila sipas saj tregon mënyrën se si do të funksionojë SPAK.

Postimi i ambasadës:
Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta?

Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

 

Artikulli paraprakBASHA: RAMA ME FAMILJEN E MIQTË VODHËN MILIARDA EURO
Artikulli tjetërPENTAGONI TESTON NJË RAKETË ME RREZE TË MESME. KREMLINI: PËRSHKALLËZIM USHTARAK