Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në facebook. Berisha u ndal fillimisht te çështja McGonigal-Rama, duke thënë se është tragjike se si pasardhësi i Spiro Kolekës, angazhon, korrupton një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit në planet për të shkatërruar opozitën shqiptare, duke përfshirë dhe shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

Ai foli më tej për drejtësinë dhe reformim të saj. Sipas tij, do të ketë referendum popullor dhe pas këtij referendumi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe komisionin e Venecias për të ndërhyrë me reformë të thellë në këtë sistem.

Berisha: Mbetem i hapur në këtë bisedë për çdo lloj pyetje të çdo natyre që mund të bëni.

Sot pas 32 vitesh, për ironinë më të madhe të fatit, vendi që kontribuoi më shumë se kushdo tjetër në përmbysjen e sistemit komunist në Europë, dëshmohet, apo eksponentë të këtij vendi në zbulim, në demokraci, dëshmohen mbështetësit më fanatikë të regjimit të Edi Ramës.

Angazhohen me të gjithë potencialin e shtetit të tyre të madh, vendit të lirisë, për rrënimin e opozitës shqiptare dhe shndërrimin e Shqipërisë në një shtet monopartiak siç ka qenë 46 vite. Sundim i cili nuk bazohet më në doktrinën marksiste dhe leniniste, por në krimin, drogën dhe vjedhjen.

Është tragjike kur mendon se si pasardhësi i Spiro KOlekës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatë të vërtetë të diktaturës, korrupton një nga njerëzit më të fuqishëm në fushën e zbulimit në planet, për të shkatërruar opozitën shqiptare, PD-në.

Dhe kjo vazhdon me aktin korruptiv mafioz madhor. Pasi e futën në thes ish-kreun e PD, tani duhet të rrënonin edhe një njeri tjetër, që kishte vetëm autoritet moral dhe asnjë fuqi vendimmarrëse në PD prej 8 vitesh, duhej të rrënonin Sali Berishën.

Këtu mafia e Sorosit, në një lobim korruptiv me Ramën, ia dolën të fitojnë të marrin firmën e Blinken për shpalljen non-grata të një njeriu që gjatë karrierës kishte dy epitete: shumë pro-amerikan dhe i pakorruptuar.

Mbi bazën e kësaj linje, guvernatorja Yuri Kim u shndërrua në mbështetësen më fanatike të organizatës kriminale të Edi Ramës. Ajo nuk ka gur pa luajtur, nuk la përpjekje pa bërë për të vazhduar kontrollin e plotë ndaj opozitës shqiptare për llogari të Edi Ramës. Nuk la mbështetje pa dhënë, nuk la rast pa treguar fanatizmin e saj në mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe kësaj bande mafioze.

Si do ta sjellim në shina dhe ta bëjmë funksional sistemin e drejtësisë?

Së pari për të ndërhyrë në këtë sistem kryekëput të korruptuar dhe të kontrolluar nga qeveria, vepër e Sorosit dhe mafies së tij është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Referendum popullor dhe pas këtij referendumi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe komisionin e Venecias ne do të ndërhymë me reformë të thellë në këtë sistem t’ia kthejmë drejtësinë ligjit. Drejtësia shqiptare të jetë e pavarur nga politika, nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare, pro e varur nga ligji dhe kushtetuta e vendit. Pas referendumit do të miratohen ligje që do t’i nënshtrohen referendumit.

Artikulli paraprakPO TRANSPORTONTE EMIGRANTË DREJT MALIT TË ZI, ARRESTOHET NË SHKODËR 42-VJEÇARI NGA LUSHNJA, NË KËRKIM 2 BASHKËPUNËTORËT
Artikulli tjetërRRUGËT NË SHKODËR TË AMORTIZUARA DHE ME GROPA