Ditën e sotme parashikohet që vendi ynë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin tonë. Por gjatë pasdites pritet që vranësirat të shfaqen kryesisht në zonat malore por pa rrezikuar shira. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet e motit.
Sipas MeteoAlb Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 8°C në 29°C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe deri mesatare në det me shpejtësi 25km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.