Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2023 dhe disa institucioneve u janë hequr një pjesë e parave që u ishin dhënë me herët. Ministrisë së Mbrojtjes i janë hequr 4.1 miliardë lekë, ndërsa asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1.2 miliardë. Më shumë se 1.1 miliardë lekë i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, 592.4 milionë Bujqësisë, 110 milionë Arsimit. Po ashtu 13.2 milionë lekë i janë hequr Presidencës.

Këto para që i janë hequr këtyre institucioneve, kanë shkuar për institucione të tjera. Gati 6.5 miliardë lekë i janë shtuar ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Ministrisë së Brendshme gati 718 milionë lekë.

Ndërkohë, qeveria i ka shtuar një fond prej 2.2 miliard lekësh 61 bashkive, duke marrë parasysh vështirësitë financiare dhe detyrimet e prapambetura.

Durrësi është bashkia që do të marrë më shumë para, 127.7 milionë lekë, ndjekur nga Elbasani me gati 102 milionë dhe Shkodra me 96.1 milionë lekë. Gati 90 milionë lekë i janë shtuar Fierit, 81.7 milionë Vlorës dhe 76.6 milionë Kamzës. Tirana është përjashtuar nga këto fonde, për shkak se bashkia e kryeqytetit vijon të ketë financa të qëndrueshme.

Nga rishikimi i fundit i buxhetit që rishpërndau rreth 20 miliardë lekë, 3 miliardë lekë do t’i shtohen edhe Albcontrol, 1 miliardë pagave të magjistratëve dhe 200 milionë lekë federatës Shqiptare të Futbollit. Shtresave në nevojë do iu ndahet një fond prej 1.4 miliard lekësh në të ashtuquajturës “Paketa e Solidariteti”

Artikulli paraprakDITË ME VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërMIGRIMI I BRENDSHËM PO ‘THAN’ QARQET, INSTAT: POPULLSIA E 9 RRETHEVE IKU DREJT TIRANËS DHE DURRËSIT MË 2022