Duke filluar që nga e hëna, (11 maj), bashkë me grupin tjetër të bizneseve, do të rihapen edhe parukeritë e qendrat estetike. Të mbyllura prej më shumë se dy muajsh, edhe kjo kategori do ta ushtrojë aktivitetin vetëm duke ndjekur udhëzimet e reja.

Së fundmi, Instituti i Shëndetit Publik ka hartuar një sërë masash dhe rregullash që sallonet e bukurisë duhet të ndjekin në mënyrë që klientët dhe punonjësit të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur.

Si për çdo biznes tjetër, nëse një nga punonjësit e këtij sektori shfaqin simptoma, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të telefonojnë në numrin 127. Në ambientet e biznesit duhet të ketë gjithnjë mjete higjenizese, letra, dezinfektantë, sapunë dhe sipërfaqet të pastrohen herë pas here.

Punonjësit duhet ta mbajnë maskën në çdo moment, ndërkohë që klienti duhet të mbajë distancë dhe koha e shërbimit të jetë sa më e shkurtër.

Klienti duhet të pajiset me veshje plastike (qese) për këpucët, një përdorimëshe të cilat më pas hidhen në kosh. Përsa i përket trajtimeve të trupit, duhet të vishen me veshje një përdorimëshe.

Karriget duhet të dezinfektohen menjëherë pasi klienti çohet, kurse peshqirët duhet të përdoren vetëm për një klient dhe më pas të hidhen për t’u larë.

Distanca klient-punonjës duhet të jetë 2 metra, kurse në hapësira të mëdha lejohet një klient në çdo 10 metra katrorë.

Takimet duhet të lihen më parë përmes telefonit për të shmangur radhën në pritje, ndërsa ambientet e sallonit duhen larë dhe dezinfektuar pas çdo shërbimi.

Si do të sillemi nëpër parukeri pas datës 11 maj

Si do të sillemi nëpër parukeri pas datës 11 maj

Si do të sillemi nëpër parukeri pas datës 11 maj

Si do të sillemi nëpër parukeri pas datës 11 maj

Artikulli paraprakFSHF I PËRGJIGJET MINISTRES MANASTIRLIU DHE PREZANTON GRUPIN E PUNËS PËR KRIJIMIN E PROTOKOLLIT
Artikulli tjetërSHAHINI SHTYN PA AFAT ZGJEDHJET NË UNIVERSITETE